Me kaq vjet burg mund të dënohet ish-zëvendësministri Musa Cena

Aktuale

Me kaq vjet burg mund të dënohet ish-zëvendësministri Musa Cena

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 09:12
Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i arrestuar më 20 tetor nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka marrë ryshfet, sipas Kodit Penal të RKS-së, mund të dënohet me dënim maksimal, vetëm për një vepër penale, deri në 12 vjet.

Musa Cena, ish-zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, është arrestuar më 20 tetor të 2018, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar dhe ka marrë ryshfet.

Po atë ditë, janë arrestuar edhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, Nusret Shala, dhe pronari i kompanisë konsulentë “Gentle Research”, Hazër Shehu.

Të tre të arrestuarit dyshohen për vepra penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës dhe i autoritetit zyrtar”, “Ushtrim  i ndikimit”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të marrjes së ryshfetit”.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh se vepra penale për marrje të ryshfetit, neni 428, mund t’i çojë në burg të dyshuarit dhe dënimi të jetë prej 6 muaj deri në 12 vjet burg, shkruan Gazeta Express.

Vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 422, sipas Kodit Penal, dënimi minimal me burg është 6 muaj dhe ai maksimal 5 vjet burg.

E dënimi maksimal për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga Kodi Penal, neni 431, thotë se arrin deri në 8 vjet burg, kurse ai minimal për këtë vepër është dënim me gjobë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat