Spanja mbështet Serbinë në vazhdimin e dialogut me Kosovën

Aktuale

Spanja mbështet Serbinë në vazhdimin e dialogut me Kosovën

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:18
Foto

Spanja mbështet Serbinë në vazhdimin e dialogut me Kosovën, kurdoherë që ky dialog sjell përfitime dhe përshtatet me planet e ardhshme politike të Serbisë, tha ambasadori spanjoll në Serbi, Miguel Fuertes.

“Kur bëhet fjalë për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, kjo është një temë aktuale që vazhdimisht përmendet normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës. Pozicioni i Spanjës nuk ka ndryshuar. Në këtë kuptim do të keni gjithmonë mbështetjen e Spanjës. Spanja mbështet pranimin e Serbisë në BE, sepse Spanja është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, ttha Fuertes në hapjen e forumit të parë të biznesit Spanja-Serbi në Beograd

Spanja është në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së, bashkë me Greqinë, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat