Boshkoviq për ushtrinë: S’përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje

Aktuale

Boshkoviq për ushtrinë: S’përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:28
Rrustem Berisha dhe Predrag Boshkoviq

(E plotësuar) - Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka deklaruar se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, kur është pyetur rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Ai pas takimit me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha, ka thënë se qëllimi i vizitës  në Kosovë është që të kontribuojë për përmirësimin dhe promovimin e iniciativës për anëtarësim të vendeve në Evropë dhe NATO.

Boshkoviq: S’përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje

“Ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, kështu që mbesim me gjasë që njerëzit këtu në Prishtinë të zgjidhin këtë çështje në të mirë të të gjithëve, të kontribuojnë në stabilitet. Siç e dini që Mali i Zi e ka hapur derën për vendet e tjera të cilat nuk kanë mundur ende të hyjnë në NATO, i respekton të gjitha vendet. Mirëpo, në të njëjtën kohë e ka hapur derën me iu ndihmua për të hyrë në NATO. Edhe një herë po e ripërsëris Mali i Zi nuk përzihet në këto çështje, ato vendimet të cilat merren në vendet fqinje”, tha ai.

Ai tha se vizita e tij në Kosovë tregon partneritetin e mirë që Mali i Zi ka me Kosovën për t’ia treguar rrugën e avancimit drejt BE-së dhe NATO-s.

Boshkoviq: Vizita jonë tregon se e kemi një partner të veçantë Kosovën

“Vizita jonë këtu në Prishtinë sot është që të tregojmë që e kemi një partner të veçantë Kosovën, në mënyrë që t'ia bartim gjithë ato përvojat dhe po ashtu për të gjithë regjionin në mënyrë që të drejtohet drejt rrugës së integrimit në NATO, në Evropë. Përveç këtij takimi me ministrin do ta kem takimin me kryeministrin, po ashtu me presidentin. Do të ngritet edhe flamuri i Malit të Zi si pjesë e NATO-së dhe po ashtu që kemi pjesëmarrjen tonë përmes ushtrisë në KFOR këtu në Kosovë, në mënyrë që të ndihmojmë me kapacitete njerëzore, të kontribuojmë si standarde të NATO-së. Po ashtu, objektiv kryesor është të promovojmë marrëdhënie sa më të mira të vendeve fqinje”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, ka folur edhe rreth reagimeve që janë bërë në Serbi, kur dy pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi kanë ardhur në Kosovë në kuadër të KFOR-it.    

Boshkoviq: Ne do të jemi vetëm një vend tjetër i NATO-së që kemi dërguar pjesëtar

“E kam komentuar disa herë këtë reagim nga Beogradi, para së gjithash mendoj që kjo është me motive tjera dhe KFOR-i ka qenë këtu prezent para se Mali i Zi të jetë prezent. Kështu që, dërgimi i dy oficerëve në Kosovë ka nxitur reagime të tjera po ashtu nga Qeveria e Serbisë, por ne siç e dimë që KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në fund  të fundit ne do të jemi vetëm një vend tjetër i NATO-së që kemi dërguar pjesëtar këtu. Por, pse të jetë ky reagim nga ana e tyre, por pa marrë parasysh e kuptoj këtë pyetje, por Mali i Zi i ka interesat e veta nacionale dhe me këtë rast, të gjitha rastet siç kanë qenë më herët sa i përket misionit të KFOR-it do të jetë kështu në të ardhmen e do të vazhdojmë në interes tonin të punojmë. Mali i Zi është drejtuar kah e ardhmja dhe kjo e ardhme është integrimi në Bashkimin Evropian, i cili është po ashtu edhe objektiv i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ai.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ka thënë se e kanë informuar ministrin malazez me të arriturat e FSK-së, ndërkohë që ka potencuar se Mali i Zi është një partner i rëndësishëm për Kosovën.

Berisha: Biseduam për mënyrën e avancimit të bashkëpunimit në të ardhmen

“Biseduam për mënyrën e avancimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner tepër i rëndësishëm për ministrinë e FSK-së dhe jemi të sigurt që edhe në të ardhmen në rrugën përpara që do ta kemi një partner tepër të rëndësishëm. Diskutuam edhe për kartën e Adriatikut A5, ku organizator për muajin tjetër do të jetë Mali i Zi, ku edhe ne si ministri e FSK-së do të jemi pjesëmarrës në këtë takim të kartës së Adriatikut. Shpresojmë që pas takimit të ministrave në kuadër të kartës së Adriatikut do të bisedojmë dhe do t’i kemi edhe bisedat rreth anëtarësimit të Ministrisë së FSK-së në kartën e Adriatikut A5, pse të mos jetë që të quhet në të ardhmen karta e Adriatikut A6, pse jo edhe A7 në të ardhmen”, tha ministri Berisha.

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq, në Ministrinë e FSK-së është pritur me ceremoni ushtarake, ndërkohë që gjatë ditës do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. 

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi: I takon Kosovës ta kryejë punën e vet për ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq ka thënë se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Boshkoviq ka deklaruar pas një takimi me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha kur është pyetur  rreth iniciativës së institucioneve të Kosovës për shndërrimin e FSK në ushtri përmes ligjeve.

"Sa i përket Malit të Zi ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinjë dhe presim që këta të  Prishtinë ta zgjidhin këtë çështje dhe Mali i zi ka hapur derën që t’i ndihmoj vendet tjera për anëtarësim në NATO", tha  Boshkoviq.

Ai foli edhe për vizitën e tij në Kosovë për të cilën tha se tregon që kanë partneritet të mirë me Kosovën për t’ia treguar rrugën e avancimit drejt BE-së dhe NATO-s.

“Përveç kësaj flamuri i Malit të Zi do të ngritet si pjesë e NATO-s dhe do të jemi pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Ai ka komentuar edhe për reagimet që janë bërë në Serbi kur dy  pjesëtarë  të ushtrisë së Malit të Zi kanë ardhë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

 "E kam komentu këtë reagim nga Beogradi para së gjithash kjo është e motiveve të tjera. KFOR  ka qenë pjesë këtu para se të Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s. Ne e dimë se KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë dhe fundja ne jemi vetëm . Mali i zi ka interesat e saj nacionale dhe kështu do të jetë”, tha Boshkoviq

Ministri i FSK Rrustem Berisha, ka thënë se e kanë informuar ministrin Boshkoviq për të arriturat e FSK-së.

 "Gjatë vizitës e kemi njoftuar me të arriturat e FSK-së,  progresin, me situatën, sidomos me procesin e transformimit të FSK-së.

 Biseduam edhe për mënyrën e bashkëpunimit. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën përpara. Diskutuam edhe për paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i zi dhe ne do të jemi pjesëmarrës", tha ai./

Ministri i FSK-së dhe ministri malazez i mbrojtjes konferencë për media 

Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media

Konferenca mbahet në Ministrinë e FSK-së nga 10:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat