Qalaj: Askush nuk do ta tolerojë dhunën në familje

Aktuale

Qalaj: Askush nuk do ta tolerojë dhunën në familje

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:53
Fushata sensibilizuese kundër dhunës në familje

(E plotësuar) - Policia e Kosovës sot ka filluar fushatën sensibilizuese kundër dhunës në familje.

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj tha se fushata e filluar ka për qëllim  sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me dhunën në familje.

Sipas tij fenomenet e tilla nuk do të tolerohen, por për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, për të cilët ka thënë se duhet të bëhen partnerë në luftimin e dhunës në familje.

Qalaj: Dhuna nuk do të tolerohet

“Ta japim një mesazh bashkërisht që dhuna të largohet nga shtëpitë tona. Kërkoj nga të gjithë, bashkërisht që kudo që shihni, kudo që dëgjoni që përdoret dhunë, të raportoni Policinë e Kosovës, në mënyrë që bashkërisht me kontributin e të gjithëve, megjithëse të gjithë jemi të obliguar para ligjit, por edhe si pjesëtarë të kësaj shoqërie ta ndalojmë dhe ta minimizojmë dhunën në familje”, ka bërë thirrje Qalaj

Në anën tjetër, përfaqësuesi nga OSBE, Wolfgang Nikolaus, ka deklaruar se dhuna në familje është një fenomen global, por që më së shumti e vuajnë gratë dhe Kosova nuk bënë përjashtim.

Nikolaus e ka quajtur dhunën në familje “krim të tmerrshëm”, gjë që i bënë shoqëritë më të dobëta dhe më fragjile.

Nikolaus nuk ka lënë pa përmendur edhe mosefikasitetin mjaftueshëm e institucioneve kosovare për të zbatuar ligjet dhe angazhimin e varfër të shoqërisë për të luftuar këtë fenomen.

Nikolaus: Dhuna në familje prioritet i OSBE

“Deri më tani, institucionet publike në  Kosovë nuk kanë qenë mjaft të afta të përkthejnë në mënyrë efektive këto ligje në praktikë. Po ashtu, dhuna në familje është e lidhur me një angazhim të dobët të shoqërisë për të raportuar rastet e dhunës tek institucionet e rendit. Duke e parë këtë problem, dhuna në familje është bërë prioritet i misionit të OSBE-së në Kosovë”, ka vënë në pah Nikolaus.

Fushata do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe do të zgjas disa ditë.

Nis fushata “Dhuna nuk arsyetohet”

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha sot se dhuna në familje është akt i shëmtuar dhe nuk ka vend në shoqëri.

Këtë deklaratë shefi i Policisë e ka bërë në  ceremoninë e hapjes së fushatës "Dhuna nuk arsyetohet"

Drejtori i Policisë ka dhënë zotimin se institucioni që drejton do të angazhohet që ta largojë dhunën nga shtëpitë  e qytetarëve të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që rastet të raportohen, në mënyrë që të ndihmohen organet e rendit që ta frenojnë dhunën në familje.

Ndërkohë përfaqësuesi nga OSBE Wolfgang Nikolaus, ka deklaruar se dhuna në familje është një problem global, por kjo nuk duhet të ndalojë kosovarët ta luftojnë ketë fenomen.

Ai po ashtu ka shtuar se dhuna brenda familjeve është një problem i tërë shoqërisë dhe jo vetëm i institucioneve të caktuara, prandaj ai kërkoi angazhimin e të gjithëve në mënyrë që dhuna ne familje të minimizohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat