Thaçi nuk heq dorë nga korrigjimi i kufijve, Vetëvendosje s’ka datë për protestën që e kundërshton këtë ide

Aktuale

Thaçi nuk heq dorë nga korrigjimi i kufijve, Vetëvendosje s’ka datë për protestën që e kundërshton këtë ide

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:52
Portesta e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje kishte paralajmëruar protesta edhe më masive se ajo e 29 shtatorit, nëse presidenti Hashim Thaçi nuk tërhiqet nga ideja për korrigjimin e territoreve me Serbinë, por si duket kjo parti ka ‘hequr dorë’ nga ky paralajmërim.

Lajmi.net gjatë javëve që lamë pas ka tentuar të marr një përgjigje nga zyra për informim e kësaj partie rreth protestës, por ata nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ndërkohë sot, deputeti i kësaj partie Ismajl Kurteshi ka thënë shkurt për lajmi.net se partia e tij ende nuk ka një datë se kur do të mbahet kjo protestë.

“Jo ende nuk e kanë vendosur strukturat e partisë se kur do të mbahet protesta”, ka thënë shkurt Kurteshi.

Kujtojmë se protestës së 29 shtatorit e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkuan mijëra qytetarë ku edhe u kërkua tërheqja e idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat