Musliu për djalin e drejtorit të AKI-së: Problemet familjare nuk duhet t’i fusim në institucione

Aktuale

Musliu për djalin e drejtorit të AKI-së: Problemet familjare nuk duhet t’i fusim në institucione

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:12
Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së

(E plotësuar) - Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së kanë kërkuar nga Policia e Kosovës raport të detajuar për rastin e të birit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, i cili është kapur me armë dhe substanca narkotike, më 12 tetor në Prishtinë.

Nënkryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk i takon Komisionit të kërkojnë shkarkimin e drejtorit të AKI-së dhe aq më pak nuk iu takon të kërkojnë dorëheqje morale.

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Musliu tha se si komision u dakorduan që të informohen në detaje nga Policia dhe pastaj të vendosin për hapat tjerë.

Musliu: Fillimisht u pajtuam që të kemi  raport nga Policia për rastin

“Sot kishte zëra të ndryshëm, kishte nga partitë opozitare në këtë rast me theks të veçantë që ishte kërkesa për shkarkimin, për me kërkua me shkarkua drejtorin e AKI-së, zotëri Shpend Maxhunin, por megjithatë komisioni konstatoi me shumicë vlerësoi që ne fillimisht të informohemi me vijë zyrtare se çka ka ndodhur lidhur me rastin se sa ka qenë ligjërisht i involvuar drejtori i AKI-së në këtë rast, a ka pasur ndonjë ndërhyrje në rastin, dhe pastaj pasi që ta kemi informacionin do të përgjigjemi. Fillimisht u morën vesh që të kërkojmë nga Policia e Kosovës të na raportojë për rrjedhjen e kësaj ngjarje ”,u shpreh ajo.

Image
Ganimete Musliu

Musliu, ka thënë se rasti i fundit i djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, të cilit iu gjet armë e drogë në veturë, nuk duhet të përzihet me institucionet e vendit.

Ajo tutje tha se si mbikëqyrës të AKI-së nuk kanë të drejtë vendimmarrje për emrin apo shkarkimin e drejtorit të AKI-së.

Musliu: Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit të AKI-së jo drejtorin

“Nëse ne si komision evidentojmë ose thjesht na vërtetohet që drejtori i AKI-së ka ndikim në çështjen atëherë konform ligjit dhe rregullave ne do të përgjigjemi, dhe do kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa...05;35 Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit dhe jo me drejtorin në rastin në fjalë dhe si të tillë neve nuk na duhen që problemet familjare t’i fusim në institucione, ju e dini që ai djalë nuk është i mitur është një djalë i moshës madhore dhe përgjigjet para ligjit, unë i ftoj organet e drejtësisë pa dashur që të merret si një ndërhyrje i ftoj që të keni zero tolerancë për fëmijët ose familjarët e përgjegjësve institucional”, ka thënë ajo.

Nënkryetarja e komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, duke kërkuar që rastit t’i qasen në mënyrë profesionale, tha se nëse evidentojnë se Maxhuni ka ndërhyrë në rast, do e thërrasin atë me përgjegjësi para komisionit.

Musliu: Nëse ka ndërhyrë në rast drejtorin e AKI-së do e thërrasim me përgjegjësi para komisionit

“Mua në më intereson familja e askujt tjetër, mua më intereson të respektohet ligji dhe rendi nga personi përgjegjës,në këtë rast për AKI-në është Shpend Maxhuni, nëse evidentohet që Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së ka bërë ndërhyrje ose ka tentuar të bëjë ndërhyrje në këtë rast atëherë ne do ta thirrim me përgjegjësi para Komisionit” ,ka shtuar ajo.

Ndryshe, të shtunën e kaluar Policia e Kosovës në veturë që e drejtonte djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni,  kishte  gjetur armë e substanca narkotike. Pas kësaj ka pas kërkesa që ai të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga detyra.

Musliu: Nëse evidentohet se shefi i AKI-së ka bërë ndërhyrje në rastin e djalit do ta thërrasim në përgjegjësi

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së kërkojnë nga Policia e Kosovës detaje në lidhje me rastin e djalit të shefit të AKI-së Shpend Maxhuni i cili është kapur me armë dhe drogë më 12 tetor në Prishtinë.

Kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu tha pas mbledhjes se pasi t’i kenë informatat e detajuara nga Policia do të dalin me një qëndrim.

“Nëse vërtetohet se drejtori i AKI-së ka ndikim në çështje  konform ligjit do të ndërmarrim masa. Nga policia do kërkojmë që sa më shpejt të na kthejnë përgjigje. Kemi të bëjmë me djalin e drejtorit dhe jo drejtorit dhe si të tillë neve nuk na duhet që problemet familjare që t’i fusim në institucione. I ftoj sistemin e drejtësisë që të ketë zero tolerancë  dhe pavarësisht djali i kujt është të ndiqet penalisht. Kërkoj që t’i qasen profesionalisht dhe zyrtarisht dhe t’i japim një kahje të drejtë kësaj çështje... Ne mund të spekulojmë dhe gjithçka nuk më intereson familja e askujt nëse evidentohet që Shpend Maxhuni ka bërë ose ka tentuar të bëjë ndërhyrje në deklarata do e thërrasim me përgjegjësi para komisionit”, tha Musliu.

Pas rastit të djalit të shefit të AKI-së ka pas kërkesa që ai të jap dorëheqje ose të shkarkohet nga detyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat