Palmer premton përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën

Aktuale

Palmer premton përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:50
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve Matthew Palmer dhe Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Pjesë e takimit ishin edhe  nënkryetarët,  Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar,  Avdullah Hoti.                                 

Gjatë takimit, Mustafa së bashku me Palmer dhe Hyland kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari Mustafa.

Ndërsa, Palmer e ka falënderuarin kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Poashtu, ai ka theksuar përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat