Haradinaj tregon nëse po përdorë standarde të dyfishta në shkarkime

Aktuale

Haradinaj tregon nëse po përdorë standarde të dyfishta në shkarkime

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:49
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për rastin Maxhuni, themelimin e ushtrisë dhe shkarkimin e zëvendësministrit Musa Cena.

Për këtë të fundit, kreu i ekzekutivit ka thënë se e pati më të lehtë të shkarkojë, pasi që ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, derisa  ka shtuar se kjo i pret të gjithë ata që keqpërdorin besimin që iu është dhënë.

Haradinaj: Do të shkarkohen të gjithë ata që keqpërdorin detyrën

"Çdo kush që ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, sa është tash në mandat që unë ia kam besuar, unë menjëherë reagoj… Janë disa akuza si e veteranëve dhe disa të tjera që marrin karakter tjetër por kjo është karakter tjetër. Nuk mundemi me bë tolerancë. Unë e kuptoj që njerëzit kanë dëshirë me i kryer krejt përnjëherë. E kuptoj edhe atë aspekt, por megjithatë dallojnë. Është një mitmarrje tash gjatë funksionimit. Në këtë rast skam çka me bë. Edhe është i Aleancës,  dhe më mirë që është i aleancës me pas qenë i ndonjë partie tjetër do të thoshin po bëjmë ndonjë hakmarrje a kushedi çka. Nuk është situatë fare e këndshme por do të veprojmë me ato që i kemi edhe obligim ligjor", tha Haradinaj.

Ai ka mohuar dyshimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbështetjes për Ushtrinë e Kosovës, derisa ka folur edhe për qëndrimin e shteteve evropiane lidhur me këtë çështje.

Haradinaj: Tash kemi shqetësime të tjera, Interpolin dhe liberalizimin e vizave

"Zotëri Palmer e ka bërë të qartë qëndrimin e Amerikës në Beograd, është diçka e jashtëzakonshme. Ai qëndrim është nuk ka ndryshuar kurrgjë, nëse e dini, e dini cili është. Sa i përket evropianëve ka një gjuhë, që nëse e marrim si gjuhë nuk kemi asnjë dallim, është gjithëpërfshirës. Me respektuar Kushtetutën, ligjet kanë në bazë të Kushtetutës aty jemi. Transformimi i FSK-së është proces që e kemi thënë më herët në çfarë peshe është. Ajo është temë që ka marrë drejtimin e duhur. E kemi tash shqetësimin e Interpolit, liberalizimin e vizave, të renit dhe ligjit dhe disa tema tjera", tha kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për rastin e djalit të kreut të AKI-së Shpend Maxhuni, se nuk ka kërkuar llogari nga këshilltari i tij lidhur me raportimin e mediave se në veturën e djalit të tij, Enver Maxhuni, më 12 tetor ishte gjetur drogë dhe armë.

Haradinaj: Me Maxhunin kam raport profesional

"Me të kam komunikim profesional, jo prej atij me marr informata. Informata mund të japë një mision tjetër, ai mision që është duke bërë hetime. Nuk është rregull e punës besoj. Por, si të kemi ndonjë informatë, do ta kemi të gjithë, sa më shpejt që ta kemi, çfarëdo qoftë”, ka thënë Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat