Kush është shefi i ri në Departamentin për Krime Ekonomike në Polici?

Aktuale

Kush është shefi i ri në Departamentin për Krime Ekonomike në Polici?

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:03
Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, e ka emëruar Bashkim Spahiun në krye të Departamentit për krime Ekonomike, një javë pasi vendosi që drejtorin e deritashëm Nazim Sahiti ta transferojë në një departament tjetër, atë për Kufi.

Arsyetimi i vendimit për Sahitin ishte ‘për shkak të nevojave operacionale të shërbimit’.

Bashkim Spahiu ka filluar të punojë në polici që nga viti 2000, fillimisht si një zyrtar patrullues në stacion policor të Mitrovicës, e më pas duke vazhduar me pozitën e udhëheqësit në njësite të ndryshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Përgjatë viteve të punës, Spahiu ka pasur edhe pozita të tjera menaxhuese si: komandant i stacionit, në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, pastaj shef i Njësisë Speciale Operative në Mitrovicë, Shefi i Sektorit të Operativës Rajonale, duke vazhduar pastaj për resurse ne Drejtorinë Rajonale të Policisë në  Prishtinë, e deri në emërimin e tij si Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat