Konjufca - Hazirit: Mos bëj propagandë me emrin e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Konjufca - Hazirit: Mos bëj propagandë me emrin e Ibrahim Rugovës

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:18
Glauk Konjufca

Sot gjatë ditës, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk mund të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa të ndryshojnë qëndrim për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Por, kësaj deklarate të Hazirit, i është përgjigjur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se deklarimet e Hazirit, janë propagandë palidhje me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“E kisha lutë Lutfi Hazirin mos të bëjë propagandë palidhje me emrin e Ibrahim Rugovës, për ta sulmuar tjetërkënd, se kështu politika nuk bëhet”, ka thënë Konjufca.

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë kryetradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figurës së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!”, ishte shkrimi i Lutfi Hazirit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat