Ish drejtori i Policisë flet për rastin Maxhuni, tregon çfarë nevojitet dhe kush duhet të shkojë në burg

Aktuale

Ish drejtori i Policisë flet për rastin Maxhuni, tregon çfarë nevojitet dhe kush duhet të shkojë në burg

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:50
Reshat Maliqi

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme te Interpolit ne Dubai, Kosova në vend se të lobojë pro anëtarësimit të vendit në këtë organizatë policore botërore, në Prishtinë pjellin afera të zeza me kreun e shërbimit sekret të Kosovës?!

Kështu rasti i Maxhunit (AKI) me aferën e fundit në Kosovë rreth armeve dhe drogës në makinën e të birit qe po merren mediat në Kosovë ka shqetësuar, jo vetëm qytetaret por edhe kolegët e policisë dhe ndërkombëtarët.

I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se si komenton aferën e Maxhunit, ish-shefi i policisë se Kosovës Reshat Maliqi, sot drejtor i drejtorisë për planifikim strategjik dhe çështje ligjore është përgjigjur se “afera e fundit që po shkruhet me te madhe në mediat tona dhe të huaja nuk është bash për t’u anashkaluar. Sikur të merreshin mediat serbe mund te themi se ka vend këtu për spekulime apo shkrime tendencioze, por unë kam besim në mediat tona. Prandaj do të thoja këtu ka diçka, apo siç thonë pa hanger hudra nuk te vjen era!. Prandaj këtu duhet futur në burg ose ata që ju ka zënë droga dhe armët, ose gazetarët që po rrejnë, këtu nuk janë tri, po dy te vërteta!..”

Sipas Maliqit “po ndjek me vëmendje shkrimet dhe deklaratat e zyrtareve jo u kane droga e jeme je e jotja jo e atij, kam përshtypjen që përgjegjësinë ta zgjerojnë. Nëse është e vërtete çfarë shkruajnë mediat nuk di pse presidenti i vendit Hashim Thaçi hesht ne këtë drejtim. Për mendimin tim shkarkimi nuk mjafton.”

“Këtu nevojitet një hetim ndërkombëtar me qellim të ruajtjes së imazhit të vendit tonë. Sepse këto afera Kosovës nuk i nevojiten sot, sidomos tash në kohen e integrimeve që kam friken mund ta vështirësojë rrugën e anëtarësimit të vendit tonë në Interpol që pritet të ndodhe në fund të nëntorit të këtij viti..” , ka thënë në fund për “Presheva Jonë” drejtori i drejtorisë për planifikim strategjik Reshat Maliqi, ish-shef i policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat