Abazi i këshillon Hoxhajn e Pacollin si të veprojnë nëse nuk bëhet liberalizimi dhe anëtarësimi në INTERPOL

Aktuale

Abazi i këshillon Hoxhajn e Pacollin si të veprojnë nëse nuk bëhet liberalizimi dhe anëtarësimi në INTERPOL

Nga: G.B Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:59
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt, në lidhje me liberalizimin e vizave, i cili ka thënë se nëse nuk liberalizohen vizat, duhet humbur besimin në BE.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka këshilluar Hoxhajn që nëse nuk bëhet liberalizimi, ta rrahë BE-në me boksa ashtu si Thaçi në mënyrë sporadike, përcjell Bota sot.

Abazi ka komentuar edhe deklaratën e Pacollit se Kosova në nëntor do të anëtarësohet në INTERPOL, ku sipas tij nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, Pacolli duhet të ju paguajë anëtarësinë shteteve që nuk kanë paguar për anëtarësim.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Enver Hoxhaj i kercënohet Evropes per viza
Behxhet Pacolli po pergadite opinionin per deshtim ne Interpol. Na ka mbete diplomacia digjitale me na be anetare te UNESCO!

Nese Evropa nuk na jep liberalizimin e vizave e keshilloj Enver Hoxhaj me rrreh Evropen boksa si Thaci- ashtu ne menyre sporadike. Nuk mbajme pergjegjesi per sjelljet anetareve te familjes po i hetojme policet per veprat e tyre te drejta.

Nese interpoli nuk na pranon e keshilloj Pacollin me ja pagu antaresine atyre shteteve qe nuk kane pagu per antaresi ne Inteprol e mandje me ato fonde i privatizon toakt ne Brezovice e madnje ja shet shtetit prap me cmim me te larte.

E nese deshton diplomacia digjtale e fillojme nje interfaith dialog edhe i shpallim disa njerez terrorista e mandej ju japim nenave fonde me be hulimtime per burimet e ekstremizimit.

Krejt ne fudn ju japim nga nje dekorate presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat