Mustafa dhe ambasadori Heldt flasin për dialogun me Serbinë

Aktuale

Mustafa dhe ambasadori Heldt flasin për dialogun me Serbinë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:50
Isa Mustafa me Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe anëtaren e kryesisë Vlora Dumoshi kanë pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ku ka shprehur përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Kryetari Mustafa falënderoi Heldt për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Sipas një komunikate të LDK-së, Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi.

Ambasadori Christian Heldt e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat