Një delegacion i LDK-së udhëtoi për Zvicër

Aktuale

Një delegacion i LDK-së udhëtoi për Zvicër

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri me bashkëpunëtorë udhëtoi për një vizitë në Zvicër, ku fillimisht do të vizitojnë Degën e LDK-së atje dhe disa nga strukturat e saj si dhe komunitetin e mërgimtarëve kosovar në këtë shtet mik të Kosovës. Delegacioni i LDK-së do të kenë takime të niveleve të ndryshme edhe me përfaqësues e partner vendor të komunitetit tonë atje.

"Darka e Lamës" do të jetë eventi që do të tubojë mërgimtarët rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shoqërohet nga anëtari  i Kryesisë, Muharrem Svarqa dhe Sali Morina, koordinator për Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat