Ymeri: Bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri

Aktuale

Ymeri: Bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri

Nga: N. H Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, përmes një postimi në Facebook, thotë se bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri, është parakusht për zhvillim ekonomik rajonal në kushte barabarësie.

“Më 5 qershor të këtij viti, me propozimin tim, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së; Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor. Këtë e përshëndes. Gatishmërinë nga Kryeministri Rama për bashkim doganor po ashtu”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ka thënë, se dy vendet duhet ecur tutje drejt Bashkimit doganor.

“Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës”, ka thënë tutje Ymeri.

Ymeri, që njëherësh është deputet i Kuvendit të Kosovës, thotë se një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit.

“Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë”, ka përfunduar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat