Hoxhaj: Të kushtëzohet BE-ja nëse s’ndodh liberalizimi

Aktuale

Hoxhaj: Të kushtëzohet BE-ja nëse s’ndodh liberalizimi

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Njeriu i dytë në Qeveri dhe në PDK, Enver Hoxhaj

Njeriu i dytë në Qeveri dhe në PDK, Enver Hoxhaj, konsideron se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj Bashkimit Evropian nëse deri në fund të vitit nuk merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Madje, zëvendëskryeministri Hoxhaj thotë se, nëse s’ka vendim sivjet, Kosova duhet të vendosë politikën e kushtëzimit në raport me BE-në.

“Jam për atë që ne duhet ta kultivojmë një politikë të kushtëzimit nëse BE i diskriminon qytetaret e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj

Ai thotë se udhëheqësit e vendeve të BE-së prej vitit 2016 kanë deklaruar në Prishtinë e Bruksel se posa të miratohet demarakcioni me Malin e Zi do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

“Deri më tani ne kemi pasur informata ku Komisioni Parlamentar, Komisioni Evropian e Parlamenti Evropian kanë dalë me deklarata se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Tash, situata e brendshme në secilin vend anëtar dhe konteksti i brendshëm brenda BE’së nuk është arsye të ndikojë nëse do të ketë liberalizim të vizave në dhjetor apo jo. Nëse ndodh kjo nuk kemi pse t’i besojmë BE-së për asnjë premtim në raport me Kosovën dhe Serbinë. Nëse BE’ja s’i mban premtimet e veta, do ishte absurde t’i besojmë kur thotë se Serbia do të njohë Kosovën. Kështu që, asnjëherë s’ka pas një situatë ku kredibiliteti i BE-së ka qenë në pikëpyetje siç mund të jetë në nëntor dhe dhjetor”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka folur edhe për problemet pozitë-opozitë rreth dialogut dhe për PDK-në. Ka thënë se javën e ardhshme do të ulen me partitë opozitare për të ratifikuar një Rezolutë dhe një ekip për dialogun me Serbinë.

Për zgjedhjet në PDK, Hoxhaj ka thënë se është normale të ketë mendime e qëndrime të ndryshme brenda degëve nëpër rajone të Kosovës. Ai shprehet edhe se Kadri Veseli do të jetë serish kandidat për kryetar, derisa ende nuk duhet nëse do të ketë pretendentë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat