“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh pa i futur në kafaz të gjithë ata që do të akuzohen për krime nga Gjykata Speciale”

Aktuale

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodh pa i futur në kafaz të gjithë ata që do të akuzohen për krime nga Gjykata Speciale”

Nga: N. H Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Gjykata Speciale

Njeriu i dytë në Qeveri dhe në PDK, Enver Hoxhaj, konsideron se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj Bashkimit Evropian nëse deri në fund të vitit nuk merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Madje, zëvendëskryeministri Hoxhaj thotë se, nëse s’ka vendim sivjet, Kosova duhet të vendosë politikën e kushtëzimit në raport me BE-në.

E, lidhur me ketë deklaratë të Hoxhajt, ka reaguar ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi.

Ai në një postim në Facebook, thotë se Hoxhaj e ka të vështirë të kuptojë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodh pa i futur në kafaz të gjithë ata që do të akuzohen për krime nga Gjykata Speciale e Drejtësisë.

“I dyti i PDK-së dhe i qeverisë paska deklaruar se Kosova duhet ta kushtëzjojë BE-në për tërheqje nga dialogu me Serbinë, nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave! Merreni me mend, Kosova ta kushtëzojë Evropën! Thuase Evropa ka apilkuar për t’iu bashkuar shtetit “të fuqishëm” ballkanik që e ka emrin Kosovë dhe jo anasjelltas! Ky pleqnar i PDK-së e ka të vështirë të kuptojë se liberlaizimi i vizave nuk do të ndodh pa i futur në kafaz të gjithë ata që do të akuzohen për krime nga Gjykata Speciale e Drejtësisë. Është koha që ky pleqnar të mendojë më shumë për veten e tij, sepse nga pozita e të dytit në PDK dhe në qeveri, më në fund ka shansa që të kalojë në pozitën e parë e ndodh që të bëhet edhe president!”, shkruan Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat