Përfundojnë zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar

Aktuale

Përfundojnë zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 21:53
Preshevë

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë votuar për Këshillin Nacional Shqiptar, ku gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme pretendojnë të udhëheqin me këtë këshill.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010, për t’i mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe, dhe Kuvendi i Përgjithshëm i Këshillit përbëhet prej 15 anëtarëve.

Ndryshe, shqiptarët e Luginës janë ankuar shpeshherë për diskriminim, pasi Qeveria serbe detyron nxënësit të mësojnë me kurrikula të shtetit serb dhe libra të përkthyer dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat