Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi përçarës, dezertor dhe profiter i UÇK-së, ai dha urdhër për vrasje...

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi përçarës, dezertor dhe profiter i UÇK-së, ai dha urdhër për vrasje...

Nga: N. Sh Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Naim Miftari, Hashim Thaçi

Mbi 57 milionë euro janë shpenzuar këtë vit nga buxheti i Kosovës, për të paguar pensionet e mbi 40 mijë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miliona euro po përfitojnë veteranët nga buxheti i varfër i Kosovës. E ky keqpërdorim nuk do të ndaloj as në vitin e ardhshëm.

Shteti i Kosovës, edhe pse me buxhet të varfër nuk dëshiron të ndaloj pensionet për mashtruesit. E kjo ndoshta, për të vetmen arsye, sepse politikanët kanë gisht në fryrjen e listave, të cilat presidenti Thaçi po i konteston, duke thënë se nuk ka qenë numri mbi 15 mijë, kurse kryeministri Ramush Haradinaj pretendon se vetëm ën Dukagjin kanë qenë 50 mijë veteranë.

Megjithatë, debate të “thata” po zhvillohen rreth çështjes së veteranëve, pasi që, Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ndalimin e pensionistëve të veteranëve të rrejshëm.

E mbi 16 mijë luftëtarë me pushkë në dorë gjatë luftës nuk ka pasur thotë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ai e quan gënjeshtër numrin e madh të veteranëve për të cilin thotë se është vendim politik.

Sipas Miftarit, shumë persona kanë kontribuar në luftë, mirëpo nuk kanë qenë luftëtarë me pushkë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, presidentin Thaçi e quan përçarës, dezertor dhe profiter të madh të luftës i cili dha urdhra për vrasje.

“Presidenti Hashim Thaçi, vetën e ka radhitur si luftëtar, por nuk është, përkundrazi është deformues, dezertor dhe profiter më i madh i luftës, njeri që ka përça luftën dhe ka ndyrë luftën e pastër të UÇK-së me urdhrin për bërjen e vrasjeve politike për t’u ngritur vet dhe klani i tij në detyrë si kinse faktori kryesor i luftës çlirimtare. Aleati kryesor i liderit të ashtuquajtur politik të UÇK-së, ka qenë sigurimi francez dhe ai serb. Dhe sidomos anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, shumica janë anëtar të rrejshëm pasi nuk i ka zgjedhur askush por pas vrasjeve të koordinuara të komandantëve kryesor të luftës vendosën vetën në front me ndihmën e sigurimeve sekrete armiqësore”, thekson ai.

Ai shton se, Prokuroria po të ishte e pavarur, hetimet do i kishte filluar nga Shtabi i Përgjithshëm e deri në ushtarë të thjesht.

“Kjo për arsye se 70% e veteranëve janë luftëtarë të rrejshëm, luftëtar politik të dallavereve dhe të krimit të organizuar. Por këta veteranë nuk janë problemi kryesor i Kosovës, pasi vet Qeveria e Kosovës është keqpërdoruesi më i madh i fondit të shtetit dhe i taksave të qytetarëve. Pikërisht Qeveria, Parlamenti, Presidenca, gjyqësia janë ata që e gllabërojnë fondin e Kosovës, ku u pa se një shihe raki e blerë nga presidenti Thaçi kushtoi sa një pagë mujore e një veterani të luftës”, përfundon ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat