Pacolli: Shteti vrau aktivistin e vet!

Aktuale

Pacolli: Shteti vrau aktivistin e vet!

Nga: N. Sh Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:35
Astrit Dehari

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në dy vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të kësaj partie politike, thotë se, shteti e vrau fshehurazi.

Deputetja e VV-së, pohon se, kur shteti e vret aktivistin e tij politik nuk mundet me pas të ardhme të ndritur.

Sipas saj, Astriti i kishte kuptuar herët rolin dhe detyrat e një aktivisti politik.

“Padrejtësia, varfëria, papunësia, mungesa e cilësisë në arsim e shëndetësi, keqpërdorimet, korrupsioni e krimi i organizuar ishin të papranueshme për Astritin. Ai besonte se gjërat mund të ndryshonin për të mirë e për të gjithë jo vetëm për disa. Prandaj, Astriti nuk ndalej asnjëherë. Por, Shteti fshehurazi e padrejtësisht vrau aktivistin e vet”, shkruan Pacolli në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i deputetes së VV-së:

Astriti e kishte kuptuar shumë herët, nga prindërit e tij, rolin dhe detyrat e një studenti dhe aktivisti politik. Padrejtësia, varfëria, papunësia, mungesa e cilësisë në arsim e shëndetësi, keqpërdorimet, korrupsioni e krimi i organizuar ishin të papranueshme për Astritin. Ai besonte se gjërat mund të ndryshonin për të mirë e për të gjithë jo vetëm për disa. Prandaj, Astriti nuk ndalej asnjëherë. Por, Shteti fshehurazi e padrejtësisht vrau aktivistin e vet.

Shteti që vret aktivistët e tij politik nuk mund të ketë të ardhme të ndritur.

Institucionet e Drejtësisë nuk mund të quhen të tilla derisa të mos ketë drejtësi për Astritin.

Qytetarët e Kosovës nuk do të ndihen të sigurtë dhe nuk do të besojnë në këto institucione derisa vrasësit e Astriti të zbulohen e dënohen.

#DrejtësipërASTRITIN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat