Ndalohet shitja dhe shërbimi i alkoolit dhe duhanit për të miturit

Aktuale

Ndalohet shitja dhe shërbimi i alkoolit dhe duhanit për të miturit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit sot ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e sanksionimin e shitjes, shërbimit dhe dhurimit të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18-vjeç.

Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18-vjeç.

Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat