Milaim Zeka: Qëllimisht u shkatërruan provat e ”Rastit Dehari”, kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror

Aktuale

Milaim Zeka: Qëllimisht u shkatërruan provat e ”Rastit Dehari”, kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:39
Milaim Zeka

Deputeti nga partia NISMA, Milaim Zeka, ka thënë se fakti që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nuk është ndonjë gjë e re në Kosovë.

Këto komente ai i bërë në Info Magazinë.

”Që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nga pushteti nuk është ndonjë gjë e re. Këtu kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror”.

Kur është pyetur për vdekjen e aktivistit të ndjerë të VV-së, Astrit Deharin, ai ka thënë se qëllimisht janë shkatërruar provat për Astritin.

”Të gjithë e njohim familjen Dehari. E njohim edhe angazhimin e Astritit”.

”Qarqe të ndryshme brenda për brenda, qëllimisht i kanë shkatërruar provat për Astritin dhe qëllimisht kemi ardhur në këtë situatë ku jemi sot”.

Ai ka thënë se për të treguar pjekuri institucionale, pas rastit Dehari, do të duhej të jepnin dorëheqje ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës.

”Dy dorëheqje të menjëhershme do të duhej të vinin, ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat