Ministria urdhëron ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit personave nën 18-vjeç

Aktuale

Ministria urdhëron ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit personave nën 18-vjeç

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:57
Urdhëresë – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, e cila urdhëresë ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

Ministri Endrit Shala ka shkruar se kjo urdhëresë obligon Inspektoratin për zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Kjo urdhëresë ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç”, ka shkruar ai në Facebook..

Tutje thuhet se kjo urdhëresë obligon të gjitha pikat e shitjes në territorin e Republikës së Kosovës që aty ku janë të ekspozuara për shitje dhe shërbim këto produkte, të vendosin shenjat për ndalimin e shitjes dhe shërbimit të produkteve të Duhanit dhe Pijeve Alkoolike, personave më të rinj se tetëmbëdhjetë (18) vjeç.

“Të gjitha pikat e shitjes që u shesin dhe shërbejnë të miturve Duhan dhe Pije Alkoolike, do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat