Në dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, flet gruaja e tij

Aktuale

Në dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, flet gruaja e tij

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:31
Arta Dehari

Janë bërë dy vjet nga vdekja dhe ende nuk është zbardhur vdekja e Astrit Deharit

Në dorë mban një trëndafil për babain që kurrë nuk e takoi.

Kurse në bluzën ka një mbishkrim që kërkon drejtësi për Astrtin.

Arsa është tepër e vogël të kuptoj historinë e dhimbshme të babait por prezenca e saj tek varri i babait  emocionoi të gjithë ata që të hënën ishin për nderime në rasin e dy vjetorit të vdekes së Astrit Deharit.

Ende mbetet i pasqaruar deri në fund menyra se si ish student I Mjeksisë vdiq në qendren e Paraburgimit në Prizren.

Dhe kjo ka rënduar edhe më shumë familjen Dehari.

Por më së vështiri për këto vite e ka pasur bashkëshortja e Astritit, Arta Dehari.

Ajo thotë se e kujton secilën ditë bashkëshortin e saj.

E vajza e saj dhe Astritit, Arsa është personi që i mban gjallë kujtimet e saj për Astritin.

Arta gjatë gjithë ditë së hënë, qëndroi pranë prindërve të Astritit, duke pritur në shtëpi njerëz që kanë njohur Astritin dhe që kanë qenë afër më të edhe në ditën kririke.

Astrit Dehari, ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016. Vdekja e tij ishte cilësuar si e dyshimtë dhe familja nuk pranoi rezultatet e ekspertizës të cilat thonin se Astrit Dehari ishte vetëvrarë.

Disa muaj më vonë, në jetë kishte ardhur vajza e tij, Arsa Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat