Milaim Zeka e kërcënon Jakup Krasniqin: Do të flas për veprimet e tua...

Aktuale

Milaim Zeka e kërcënon Jakup Krasniqin: Do të flas për veprimet e tua...

Nga: N. Sh Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Milaim Zeka, Jakup Krasniqi

Është tensionuar situata në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-së, Jakup Krasniqi dhe deputetit të kësaj partie Milaim Zeka.

Milaim Zeka i ka reaguar Krasniqi, pasi ky i fundit ka kërkuar falje mbrëmë para qytetarëve dhe familjeve shqiptare që ka lejuar Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e partisë NISMA.

Deputeti Zeka ka reaguar ndaj Krasniqit, duke mos i pëlqyer aspak fjalët e mbrëmshme të Krasniqit, e ka kërcënuar përmes një komenti, duke i thënë se do të flas një ditë për veprimet e tij.

 “Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, tha Zeka.

E mbrëmë Krasniqi në një postim në facebook tha se është penduar që ia ka mundësuar Milaim Zekës kandidimin për deputetë.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës. Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, kishte shkruar Krasniqi.

Kjo situatë vie pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i NISMA-së, por ai kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, madje ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat ndaj Krasniqit ku ka thënë se shumë familjarë të Krasniqit po punësohen nëpër ministri ku i zotëron kjo parti.

Milaim Zeka ishte bërë anëtar i Nismës në majin e vitit 2017.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat