Ka filluar takimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.
Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëdhëniet ndërshtetërore, për qëndrimin e Francës sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe nuk ka pasur deklarata për media.