Deputetët e LDK-së kërkojnë mbështetjen e Francës për Kosovën

Aktuale

Deputetët e LDK-së kërkojnë mbështetjen e Francës për Kosovën

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:01
Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë takuar mbrëmë drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.

Sipas kumtesës për media dërguar nga LDK, deputetët falënderuan Mangin për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë, dhe gjithashtu e njoftuan atë lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë e ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese nëpër të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa Mangin shprehu gatishmërinë e shtetit francez për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat