Kurz për idenë e korrigjimit të kufijve: Austria përkrah çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi

Aktuale

Kurz për idenë e korrigjimit të kufijve: Austria përkrah çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po qëndron sot në Prishtinë ku është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Pas takimit, në një konferencë për media Kurz foli për tri çështjet kryesore aktuale në vend, liberalizmin e vizave, formimin e ushtrisë, si dhe idenë e korrigjimit të kufijve në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, raporton lajmi.net.

Për liberalizimin e vizave, Kurz tha se ekziston një skepticizëm në Këshillin e Evropës dhe këtu sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm.

Siç tha ai, ky proces lidhet ngushtë me sundimin e ligjit në vend.

“Këtu ka pasur vendim pozitiv nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian. Në Këshillin e Evroprës ka shtete të cilat jannë shumë skeptike andaj këtu duhet të jemi më të kujdesshëm. Kemi pritje të mëdha nga presidentët, dhe lutja jon është për dy popujt që të kenë përkrahje për përpjekjet e dy presidentëve”, tha Kurz.

Për ushtrinë, Kurz tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme dhe të jetë në dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, ngase sipas tij rajonit i duhet masa të cilat sigurojnë stabilitet, dhe jo tensione të reja.

“Jemi shumë skeptikë dhe presim që të ketë një dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtare. Këtu ka nevojë për shumë kujdes. Ne presim që në rajon të ketë masa që të ketë hsumë kujdes”, tha ai.

Kurz foli edhe për idenë e shpalosur së fundit për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë,  për të cilën tha se Qeveria e Austrisë pajtohet me çfarëdo marrëveshje që arrijnë palët.

“Kam një qëndrim të qartë, Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Prishtinë dhe Beogradit. Nëse ata ja dalin që të arrijë një marrëveshje, askush nuk do të del kundër kësaj, dhe mendoj që kjo është në kuadër të Bashkimit Evropian. Pra edhe nëse është korrigjimi i kufijve kjo besoj që do të përkrahet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat