Murati flet për mesazhet e Kurz, tregon çka duhet të bëjë Kosova

Aktuale

Murati flet për mesazhet e Kurz, tregon çka duhet të bëjë Kosova

Nga: G.B Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Artan Murati

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar sot me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, ku tha se mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, përfshirë edhe atë për korrigjim të kufijve.

Lidhur me këtë dhe deklaratat për vizat dhe për ushtrinë, hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka thënë se mesazhet e tij ishin të qarta, nga shumë shtete të BE-së ka skepticizëm edhe për ekzistimin e BE-së, e lë më për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tani duhet të përmirësohet jeta e qytetarëve, duke u ofruar atyre një jetë të dinjitetshme.

Postimi i tij i plotë:

Mesazhet e kancelarit austriak Sebastian Kurz ishin te qarta: nga shume shtete te BE-se ka skepticizem edhe per ekzistimin (te ardhmen) e BE-se, e lere me per liberalizimin e vizave per Kosoven. Ajo cka duhet te bejme tani eshte te permiresojme jeten e qytetareve tane, t'u ofrojme jete te dinjitetshme, me arsim cilesor, shendetesi funksionale e mbi te gjitha siguri per jete e ekzistence. Kjo eshte detyre e perbashket. Lobimi kryen pune, por jo sa veprimet konkrete per rend, ligj e mireqenje sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat