Kërkohet avancimi i komunikimit MPB-KFOR

Aktuale

Kërkohet avancimi i komunikimit MPB-KFOR

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:20
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për gjendjen e sigurisë në vend dhe sigurinë përgjatë kufijve.

Në përgjithësi u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë, por duhet të punohet edhe më shumë për avancimin e këtij komunikimi.

Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Kosovës, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat