Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Kur e fyeja Ramiz Lladrovcin me të mbrojt ty, fjalori im të dukej brilant

Aktuale

Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Kur e fyeja Ramiz Lladrovcin me të mbrojt ty, fjalori im të dukej brilant

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Jakup Krasniqi dhe M Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka është përfshirë në një konflikt verbal me kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, cili gjatë ditës së djeshme ka kritikuar gjuhën e deputetit Zeka duke thënë që është penduar për futjen e tij në listën e deputetit.

Zeka në një prononcim për media ka akuzuar Jakup Krasniqin për punësime familjare.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”, kishte shkruar Krasniqi në një postim të tij në Facebook.

Lidhur me këtë deklaratë të Krasniqit ka reaguar deputeti Milaim Zeka.

“Nuk është e çuditshme. Ai i ka ra pishman, edhe unë jam shoku nga veprimet e Jakup Kransiqit, i cili i ka punësuar të gjithë njerëzit e vet, e njeri të gjallë nuk ka punësua, aktivistë të cilët janë në teren, shembull në Llapushnik asnjë aktivist nuk është punësuar”, ka deklaruar Zeka.

Më tej, deputeti Zeka, i ka quajtur parimore konfrontimet e tij me Jakup Krasniqin, duke thënë se kanë të bëjnë me mosrespektimin e mënyrës së punësimit.

“Konfrontimet e mia me Jakup Krasniqin dhe Bilall Sherifin janë parimore, janë shkaku i mosrespektimit të mënyrës se si duhet punësuar njerëzit. Bilall Sherifi nuk e di kënd ka punësuar, por ka intervenuar me u punësua të afërmit e tij. Personi në MTI të cilin e largoi Apostolova ka qenë e punësuar nga Bilall Sherifi. Kam kundërshtuar se pse Bilall Sherifi me pas veturë, jo veç ai por krejt shefat e Grupeve Parlamentare, pse me pagua Kuvendi i Kosovës 6 mijë euro qera për kerre të cilat janë të dhëna jo për shefat e grupeve parlamentare po për deputetë, ne kurrfarë nevoje nuk kemi për vetura”, ka shtuar Zeka.

Tutje deputeti ka shtuar se falë tij, Nisma Socialdemokrate ka hyrë në Kuvendin e Kosovës si Grup Parlamentar.

“Le të del Jakup Krasniqi edhe le të thotë se çka kam përfituar nga Nisma, unë i kam dhanë Nismës, jam njeri i dytë më i votuar pas Fatmir Limajt, falë Milaim Zekës, Nisma ka Grup Parlamentar se pa i pas 6 deputetë nuk ki grup parlamentar. Nisma shkaku jem ka hi edhe në parlament edhe paret që i merr nga KQZ-ja i merr për shkak të Grupit Parlamentar. Mbi bazën e kësaj unë me njerëz rrokem për parime”, ka theksuar Zeka.

Ai ka shtuar se në kohën kur ka fyer Ramiz Lladrovcin, Krasniqit i pëlqente fjalori tij.

“Kur e fyeja unë Ramiz Lladrovcin për me mbrojt Jakup Krasniqin, fjalori jem ju doke shumë brilant, tash paska dal njeriu modern koka rrok për fjalorin tim. Atë e pengon fjalori im, mua më pengojnë veprimet e tij dhe Bilall Sherifit”, u shpreh Zeka.

Deputeti Zeka ka shtuar se ka qenë kundër mënyrës se si është shkarkuar ministri Bajram Hasani, dhe kundër sulmeve të cilat sipas tij ia ka bë Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi me disa të tjerë ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat