Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësinë e Kosovës

Aktuale

Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësinë e Kosovës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Uran Ismaili dhe Jens Spahn

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është pritur sot në Berlin nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri Ismaili dhe ministri Spahn kanë diskutuar për mundësitë se si Gjermania do të mund të angazhohet konkretisht që të ndihmoj ë edhe reformat e nisura për transformimin e shëndetësisë në Kosovë. 

“Në reformat shëndetësore që kemi nisur në Kosovë, ndihma e Gjermanisë do të jetë më se e mirëseardhur. Falënderoj ministrin Spahn për pritjen dhe gatishmërinë e shtetit gjerman që të na gjendet afër në misionin tonë për transformimin e shëndetësisë”, ka thënë ministri Ismaili pas takimit me ministrin gjerman.  “Kërkuam nga Gjermania që me ekspertët e saj, përmes trajnimeve, të na ndihmojë në menaxhimin e sptialeve dhe fuqizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Morëm konfirmimin e ministrit Spahn, se sikur në shumë fusha që Gjermania ka ndihmuar Kosovën, përkrahja e tyre do të vazhdojë edhe në shëndetësi”, shtoi ministri Ismaili. 

Nga ana e tij, ministri gjerman Jens Spahn, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Gjermanisë që bashkëpunimin e kamotshëm mes dy vendeve, ta fuqizojnë edhe në fushën e shëndetësisë.   Ministri Ismaili po qëndron për një vizitë tri ditore në Gjermani për të siguruar mbështetjen e shtetit gjerman në reformat për krijimin e një sektori shëndetësor që në qendër ka qytetarin.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat