Djali i Ukë Bytyçit reagon ashpër ndaj Haradinajt: Nasim e ke tepru, pyeti shokët e tu pse u vra Uka

Aktuale

Djali i Ukë Bytyçit reagon ashpër ndaj Haradinajt: Nasim e ke tepru, pyeti shokët e tu pse u vra Uka

Nga: P.R Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:59
Ibrahim Rugova dhe Ukë Bytyçi

Djali i Ukë Bytyçit, Flamuri, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra mbrëmë nga Nasim Haradinaj lidhur me vrasjen e ish kryetarit të Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi.

“Deklarata e Nasim Haradinaj në emisionin e mbrëmshëm në televizionin T7 për vrasjen e babit tim si dhe dy bashkëpunëtoreve të tijë ishte skandaloze e dhimbshme të dëgjosh një gjë të tillë. Vrasja nuk paska qenë me motive politike dhe kjo vrasje është bërë shkak që kinse babi im paska sulmuar dikë dhe ndërkohë sulmuesi qenka hakmarrë me vdekje plus ndaj dy bashkëpunëtorëve të tije”, shkruan Flamur Bytyçi në reagimin e tij.

Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që t’i hetojë deklaratat e Nasim Haradinajt për vrasjet politike.

“I bëjë thirrje Prokurorit të Shtetit që të merren për bazë deklaratat e Nasim Haradinaj pasi paska informata të bollshme për vrasjet e pasluftës. E për vrasjen e Ukës, ti Nasim nëse nuk e ke ditë se si, e pse, u vra pyeti shokët e tu të tregojnë!”, shkruan ndër tjerash, djali i Ukë Bytyçit, Flamuri.

Ky është reagimi i plotë:

Gjithmonë është tentuar të fshihet e vërteta !

Ukë Bytyçi është hero i kombit, ish-deputet i parlamentit të Republikës së Kosovës, ishte i burgosur politik, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i komunës së Suharekës dhe sot nderohet dhe respektohet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Ne nuk presim respekt dhe nderime nga ata që njihen si matrapaz, profiter të pasluftës dhe kundërshtar të vlerave të mirëfillta të kombit shqiptar.

Deklarata e Nasim Haradinaj në emisionin e mbrëmshëm në televizionin T7 për vrasjen e babit tim si dhe dy bashkëpunëtoreve të tijë ishte skandaloze e dhimbshme të dëgjosh një gjë të tillë. Vrasja nuk paska qenë me motive politike dhe kjo vrasje është bërë shkak që kinse babi im paska sulmuar dikë dhe ndërkohë sulmuesi qenka hakmarrë me vdekje plus ndaj dy bashkëpunëtorëve të tijë.

Të gjitha këto që u thanë në emision e mbrëmshëm mund të sqarohen shumë thjesht, nëse organet e drejtësisë do ta kryenin punën deri në fund duke mos lënë që soji i Nasim Haradinajt të manipuloj me opinionin dhe të ngacmoj dhimbjen e familjarëve!

Vrasja është kryer në mes të ditës dhe në mesin e gjithë qytetarëve të Suharekës, në kohën kur po festonte LDK-ja fitoren e pushtetit lokal. E trishtueshme është ta kujtojë atë ditë sepse vrasja ndodhi para syve të mi të dhe mbi 100 dëshmitarëve të tjerë, ngjarje e cila edhe është e filmuar dhe e deponuar në organet e drejtësisë.

Një fjalë e urtë popullore thotë " kur nuk dinë mos fol" boll Nasim e ke tepru me deklarata të rrejshme për të gjithë ata që u vranë për motive politike.

I bëjë thirrje Prokurorit të Shtetit që të merren për bazë deklaratat e Nasim Haradinaj pasi paska informata të bollshme për vrasjet e pasluftës.

E për vrasjen e Ukës, ti Nasim nëse nuk e ke ditë se si, e pse, u vra pyeti shokët e tu të tregojnë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat