Thaçi e Vuçiqi takohen këtë javë në Bruksel

Aktuale

Thaçi e Vuçiqi takohen këtë javë në Bruksel

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojnë dialogun këtë javë në Bruksel, merr vesh media.

Burimet kanë thënë se takimi i radhës pritet të mbahet të enjten apo të premten.

Takimi vjen në kohën kur janë intensifikuar debatet rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi me këmbimin e territoreve si opsion që thuhet se po diskutohet mes dy presidentëve, me gjithë kundërshtimet e shumta në Kosovë dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat