Ibrahim Kelmendi, i akuzuar për vrasje nuk ndalet: Do të isha krenar po ta vrisja Ahmet Krasniqin

Aktuale

Ibrahim Kelmendi, i akuzuar për vrasje nuk ndalet: Do të isha krenar po ta vrisja Ahmet Krasniqin

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:39
Ahmet Krasniqi dhe Ibrahim Kelmendi

Ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i akuzuar nga Shkumbin Mehmeti për shumë vrasje në Kosovë,  përmes një postimi në facebook, ka përsëritur edhe njëherë fjalët e tij, se do të ishte krenar po ta vriste kolonel Ahmet Krasniqin, ish ministër i Mbrojtjes.

“Bashkëthemelues FARK-ut, i emruar nga Bujar Bukoshi si ministër i mbrojtjes dhe komandant i FARK-ut. Për shkak të rrolit dhe funksioneve, meqë ishim në luftë me Serbinë pushtuese, logjika të shtynë të mendosh se strukturat e Serbisë duhet ta kenë vra, për ta dobësuar frontin çlirimtar të Kosovës. Por, zhurmuesit e “vrasjeve politike”, asnjëherë nuk kanë shpreh as dyshim ndaj strukturave të Serbisë për atë vrasje, por vetëm ndaj individëve të “krahut të luftës”! Përse? Edhe unë, me emër e mbiemër jam i akuzuar, sikur natën paraprake të vrasjes, Hashim Thaçi paskësh qenë të unë në banesë në Tiranë dhe paskëshin marrë vendim për vrasje. Unë në Tiranë nuk kisha banesë, as nuk kam qenë fare në Shqipëri, kur ka ndodh vrasja e Ahmetit, më 21 shator 1998. Po të kisha ndonjë meritë për vrasje të tij, do e pranoja dhe do të krenohesha, meqë atëherë dhe tani e kam vlerësuar për marionetë tepër të rrezi8kshme të Serbisë!”, shkruan Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat