Xhavit Haliti: Ja çka i thashë Milaim Zekës për vrasjet politike

Aktuale

Xhavit Haliti: Ja çka i thashë Milaim Zekës për vrasjet politike

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:23
Milaim Zeka dhe Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, ka folur për vrasjet politike, të cilat mbeten ende të pazbardhura që nga koha e luftës.

Përveç spekulimeve, Haliti tha se nuk ka informacione për vrasjet politike të luftës dhe pasluftës.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë ish-gazetarit, tash deputetit, Milaim Zeka i cili shpesh merrej edhe me këto raste.

‘’Për vrasjet politike nuk ka shumë informacione. Ka spekulime prej mediave, prej personave. Një ditë i thashë Milaim Zekës, ti nuk e dinë çfarë funksioni kam pasur unë në UÇK. Mos m’i bëj funksionet që të paktën s’i kam pas. E kam kry detyrën… ato detyra që i kam pasë mendoj që i kam kry mirë. Zyrtarisht kam kërku edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, nga kryeprokurori i vendit edhe nga Prokuroria Speciale që të pyetëm për të gjitha rastet që mendohet se unë mund të jem i implikuar, siç jam akuzuar përmes mediave. Kurrë s’jam pyetur. Duhet me pas argumente për atë punë. Pse ka shkru një gazetë për këtë punë unë s’mund të akuzohem. Mendoj se ka kryer hetime edhe UNMIK-u edhe EULEX-i edhe Gjykata Speciale’’, tha Haliti.

Haliti tha se të vrarë pasluftës kanë mbetur edhe shumë ushtarë të UÇK-së, jo vetëm veprimtarë të LDK-së, për të cilët nuk është akuzuar askush, pasi që për çdo vrasje ka specifika të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat