Eliot Engel rizgjidhet në Kongres

Aktuale

Eliot Engel rizgjidhet në Kongres

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:06
Behgjet Pacolli dhe Eliot Engel

Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel është rizgjedhur, pa kundërshtarë, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.

Rizgjedhjen e Engel e ka komentuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

 “Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat