MPJ për tërheqjen e njohjeve: Propagandë false e Serbisë

Aktuale

MPJ për tërheqjen e njohjeve: Propagandë false e Serbisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Unioni i Komoreve

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosova ka bërë të ditur se Unioni i Komoreve, nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Kemi marrëdhënie diplomatike me Komoros”, ka thënë për media këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

“Serbia mund të përdor pra dhe propagandë, por zyrtarisht jemi të qartë. Janë vetëm përpjekje të Serbisë që në vazhdimësi rezultojnë false”.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, doli sot në një konferencë për media së bashku me ministrin e Jashtëm të Unionit të Komoreve, Suef Mohamed El-Amin dhe bën të ditur se ky shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky shtet afrikan Kosovën e ka njohur zyrtarisht në maj të vitit 2009.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat