Anton Quni tregon pse mungoi në seancën e 1 nëntorit dhe frikën e madhe të presidentit, paralajmëron “zhdukjen” e Thaçit

Aktuale

Anton Quni tregon pse mungoi në seancën e 1 nëntorit dhe frikën e madhe të presidentit, paralajmëron “zhdukjen” e Thaçit

Nga: P.R Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Anton Quni dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, përmes një postimi në facebook, ka treguar arsyet e mungesës së tij në seancën e 1 nëntorit, ditën kur u votua për rezolutën kundër Thaçit.

Quni ka shkruar se mungesa e tij ka qenë vetëm për arsye personale familjare.

“Me 1 nentor, me paralajmrim dhe leje te mehershme nga shefi i grupit parlamentar, pa e ditur se ne cilen dite do te hidhej rezoluta ne votim, une isha ne ceremonin familjare ne lutjet e perbashketa per shpirterat e te vdekurve. Per faktin se familja ime ishte goditur nga disa vdekje te njepasnjeshme ne nje periudhe te shkurter kohore, ne po pranonim ngushllime edhe per faktin se ate dite nga varrezat e vjetra, ne varrezat e reja te familjes, i rrivarrosem familjaret e ngushte, akt ky i cili eshte i dhimbshem dhe krijon emocione e pikellim te thelle. E gjithe ceremonia ne fjale ishte planifikuar per kete date, shume me heret se sa te flitej per rezolutën”, ka shkruar Quni, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Quni ka shkruar për Thaçin dhe tentimet e tij për t’i blerë individë brenda LDK-së.

“Nuk jane te rralla tentativat e tij per te gjetur individ brenda nesh per t’ju ofruar poste, grada, tituj, biznese e perfitime, me kushtin qe ta ndjekin kauzen e tij ose te mbyllin gojen si deshmitare te krimeve te tija. Jam i bindur, gjithsesi, se koha dhe mencuria e mbeshtetesve te LDK-se do tu jape vendin e merituar te tilleve heret apo vone; te turperuar si greket qe tradhetuan ushtrine e Aleksandrit. Por, friken me te madhe ai e ka nga disa individ brenda LDK-se te cilet ja rrezikojne seriozisht poziten e tij dhe mbreterine e tij personale, te cilet nuk arriti kurre ti frikesoj, shantazhoj apo blej me para”, shkruan Quni.

Deputeti i LDK-së, ka paralajmëruar edhe “zhdukjen” e Thaçit, që sipas tij do të ndodhë më fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Ngjarja I, 2349 vjet me parë

Aleksandri i Madh ishte ne krye te 40.000 luftetareve, kurse perballe tij ishte mbreti Dario i III-te, me mbi 200.000 luftetare. Dario kishte epersi ne luftetar, armatim, ushqime, rezerva. Ne nderkohe kishte shkaterruarr burimet, dhe rruget e furnizimit te ushtrise se Aleksandrit. Poashtu i kishte korruptuar me ari, grada dhe kenaqesi tjera tokesore disa gjeneral grek te cilet tani kishin kaluar ne anen e tij. Dhe, ne fund kishte arritur qe me forca te medha te i dal mbrapa shpine ushtrise se Aleksandrit. Ushtria e Aleksandrit ishte e lodhur nga marshimet e gjata, lufterat e shumta si dhe nga mungesa e ujit dhe ushqimit. Asnje mundesi reale per fitoren e Aleksandrit nuk ishte ne anen e tij. Dukej se edhe Zotnat ja kishin kthyer shpinen. 

Dario knaqej me shijen e fitores ende pa filluar beteja. I perqeshej ne fytyre Aleksandrit te Madh i cili i dukej shume i vogel. Ja perqeshte edhe ushtrine qe ne pamje dukeshin te mjere mbi disa kuaj te lodhur. Ai vet ndjehej si perendi, sepse, ishte i mbrojtur edhe nga elita e Persise te quajtur te "pavdekshmit" e qe numeronin rreth 10.000 luftetare. 

Aleksandri mbrapa i kishte me te besueshmit nga fiset Ilire, Dardane, Maqedone, Trake dhe Greke, por ja qe ishin pak dhe te rraskapitur per beteje. Ai i adhuronte luftetaret e tij per faktin se, edhe qe e shihnin vdekjen me sy, ata i qendronin atij besnik. Ne keto rrethana, Aleksandri vendosi te ndermarr nje vendim te papritur. Rreth vetit i mbledh kaloresit me te mire dhe shkurt i urdheron "me ndiçni". Me vrap e mesyne mbretin e Persise Darion. E hap rrugen me shpate djathtas dhe majtas, garda e pavdekshmeve një nga një bien para kembeve te tij, sepse krahet dhe shpinen ja ruanin luftetaret me besnike qe kishte. Dario filloj te trembej, urdheron luftetaret qe te ndalin Aleksandrin me forcen e shigjetave dhe shtizave. Ai u dha urdher grekeve qe kaluan ne anen e tij qe te gjenin piken e dobet te Aleksandrit. 

Ne anen tjeter, Aleksandri dhe kaloresit e tij nuk ndaleshin, vraponin me shpejtesi, godisnin me sa force qe kishin dhe mbronin njeri tjetrin. Tashme ishin futur ne mes te ushtrise se Darios dhe ishin te vetedijshem se nuk kishte kthim mbrapa. 

Ne nje moment, Aleksandri ja merr me force shtizen nje luftetari dhe fuqishem e hedhe ne drejtim te Darios, duke ja kaluar shume afer kokes se tij. Darion e kapin te dridhurat, e kaplojne djerset e ftofta, i shuhet buzeqeshja dhe perfshihet nga frika. Duke e humbur besimin ne veten dhe luftetarer e tij, ai fillon te zbrapset, kerkon hapesire qe te kthej karrocen dhe te ik me vrap, i kamxhikos kuajt qe ta nxjerrin nga aty me shpejtesi, shkel mbi ushtaret e tij dhe largohet me vrap si i çmendur duke patur frike qe te ktheje koken mbrapa.

Dario merr malin ne sy, donte vetem te shpetonte lekuren e tij dhe te jetonte sa ma larg Aleksandrit duke lene prapa vetes pluhurin e ngritur nga kuajt, karrocat dhe ushtaret e tij qe u zhduken shpejt nga horizonti.

Beteja u nderpre, persianet ulen shpatat dhe flamujt, ata luftuan burrerrisht por ja qe mbreti i tyre nuk ishte burre. Me te mjerit dukeshin greket te cilet kishin tradhetuar Aleksandrin.

Shume nga luftetaret e Darios me pas kaluan ne ushtrine e Aleksandrit, te gjithe mirepriteshin, pervec tradhetareve grek te cilet mbeten perjetesisht te turperuar.

Ngjarja II, koha e tashme

Me 31 tetor u debatua per rezoluten me te cilen do t'i pamundesohej Presidentit apo cdo kujt tjeter qe ti negocioj kufijte e Republikes se Kosoves. Ne kushtet me te mira, opozita kishte mundesi t'i siguronte vetem 58 vota, e qe ishte e pamjaftueshme per ta kaluar rezoluten. 

Prandaj, kjo perpjekje varej edhe nga bindja dhe qendrimi i partive ne pozite. Thene thjeshte, cdo gje varej nga mbeshtetja e pozites.

Votimi per rezoluten u realizua me 1 nentor. Pozita nuk mori pjese ne votim, kurse opozita arriti ti siguroj vetem 50 vota pasi qe 8 deputet mungonin ne seance.

Pasi ky ishte epilogu, e qe nuk mund te ishte ndryshe pasi qe nuk kishte konsensus brenda partive parlamentare, filluan analizat per te gjetur fajtorin apo fajtoret. Dhe keshtu analistat kujdestare, me nje zell dhe perkushtim ne hetime, zbulime, parashikime, dekonspirime, sollen perfundimin se: ’vet LDK-ja eshte fajtore, sepse, gjoja ka marreveshje me Presidentin dhe me PDK-ne per ta sabotuar rezoluten!’ Grupi tjeter i analisteve, arriten ne perfundim me analize se: ‘nje grup i deputeteve i nenshtrohen urdherave te 'pretenduesve' te brendshem per lider partiak ne LDK'.

Dhe, ne fund nga super analiza e super analisteve u vulos se: ‘rezoluta deshtoj per shkak te agjenteve te SHIK-ut e qe sipas tyre jane deputet te LDKs, ne kete rast une Anton Quni, Naser Rugova dhe Naser Osmani!’ 

Ne akuzat e analisteve te grupit te I-re dhe te II-te ishte detyre dhe obligim i zyrtareve me te larte te LDK-se me dhenë sqarime, nderkaq per “zbulimin” e shekullit qe bene analistet e grupit te III-te, se gjoja une me bashkëpunetorë qenkemi argat të SHIK-ut, ndejej per obligim te sqarohem vet.

Me 1 nentor, me paralajmrim dhe leje te mehershme nga shefi i grupit parlamentar, pa e ditur se ne cilen dite do te hidhej rezoluta ne votim, une isha ne ceremonin familjare ne lutjet e perbashketa per shpirterat e te vdekurve. Per faktin se familja ime ishte goditur nga disa vdekje te njepasnjeshme ne nje periudhe te shkurter kohore, ne po pranonim ngushllime edhe per faktin se ate dite nga varrezat e vjetra, ne varrezat e reja te familjes, i rrivarrosem familjaret e ngushte, akt ky i cili eshte i dhimbshem dhe krijon emocione e pikellim te thelle. E gjithe ceremonia ne fjale ishte planifikuar per kete date, shume me heret se sa te flitej per rezoluten. 

Nje nentori, ne tere Evropen eshte dite e lire, institucionet dhe as bizneset private nuk punojne. Kjo dite kalohet ne lutje dhe meditim brenda familjeve, tek varrezat, ku per nje moment kaplon heshtja dhe njerezit solidarizohen me njeri tjetrin.

Keshtu ka qene edhe tek ne në Kosove, cdo 1 nentor, deri sa dr. Ibrahim Rugova ishte President i Republikes se Kosoves.

Sidoqofte, pas gjitha zhvillimeve dhe perkunder arsyes se mungeses sime ne seancen e 1 nentorit, prap e ndjej veten me faj, per faktin se nuk i parashikova zhvillimet dhe mundesite. Per mungesen time ne seance, dua te ju kerkoj falje votuesve te mi dhe gjithe qytetareve e ne veçanti atyre qe kishin pritshmeri me te larte ne punen time.

Te nderuar qytetare, tani jemi ne prag te zhvillimeve per te ardhmen e Kosoves. LDK-ja edhe nga keto pozicione e ka rolin e saj te pazavendesueshem. Roli i saj ne shtetndertim, sundimin e rendit dhe ligjit dhe stabilitetin politiko- ekonomik, jo nga te gjithe oponentet politik shikohet me sy te mire.

Per shume zhvillime tentohet te minimizohet roli i LDK-se dhe i Parlamentit duke i kaluar pergjegjesite tek autoriteti i Presidentit.

Presidenti, friken me te madhe ja ka LDK-se. Friksohet nga forca e saj ne tradite, pervoje, kulture, ne numer, por edhe nga disa individ rreth te cilëve mblidhet elektorati i LDK-se.

Per t'ja dobesuar rolin dhe per ta bere te padobishme, pervec se kur atij i hyn ne pune, ai i perdor te gjitha mundesite dhe mekanizmat qe ti ja nderprej burimet, kercenoj, shantazhoj e mashtroj.

Nuk jane te rralla tentativat e tij per te gjetur individ brenda nesh per t’ju ofruar poste, grada, tituj, biznese e perfitime, me kushtin qe ta ndjekin kauzen e tij ose te mbyllin gojen si deshmitare te krimeve te tija. Jam i bindur, gjithsesi, se koha dhe mencuria e mbeshtetesve te LDK-se do tu jape vendin e merituar te tilleve heret apo vone; te turperuar si greket qe tradhetuan ushtrine e Aleksandrit.

Por, friken me te madhe ai e ka nga disa individ brenda LDK-se te cilet ja rrezikojne seriozisht poziten e tij dhe mbreterine e tij personale, te cilet nuk arriti kurre ti frikesoj, shantazhoj apo blej me para.

Prandaj, me forcen e autoritetit qe ka, fondet e zeza qe disponon, sherbimet legale dhe ilegale qe i zoteron, i aktivizon analistat e fjetur mundesisht te mbeshtjellur me flamurin dardan, per tu dukur me te besueshem, te cilet te skanojne ne 3D dhe i “zbulojne” tradhetaret, komplotistet, agjentet e SHIK-ut gjoja perbrenda LDK-se.

Ne kete vazhde te luftes speciale, ne mesin e ketyre zbulimeve te analisteve briliant u gjet edhe emri im.

Ai tani po sillet si fitimtar dhe po na perqesh te gjithe ne qe nuk ju perkulem, por, po e perqesh edhe LDK-ne ne pergjithesi.

Ky profil i Presidentit Thaqi, ma sjell ne mendje edhe njehere, profilin e Mbretit Dario. Menyrat e tij te kercenimit, shantazhit, shpifjeve, perbuzjeve jane po te njejta si te Darios.

Ai po ndjehet si perandor i rrethuar me truproje, sherbime, police, parti, biznese, portale, gjykates e prokuror, njejte si Dario ne mesin e ushtrise se tij. Ai duke gradu, dekoru, te blen bashkudhetarin dhe ta ben armik po njejte si beri Dario me gjeneralet Grek qe ja kthyn shpinen Aleksandrit.

Ai te shpall edhe mik per te te ulur para atyre qe ta kan dhan besimin. Kur te gjitha keto nuk i bejne pune, ateher i aktivizon analistet "rugovian", "dardan" qe ta kryejne punen e djallit dhe te shpallin pjese te komplotit.

Une nuk kam kohe, mundesi, mekanizma, staf, financa qe me hy ne debate me cdo njerin analist veç e veç. Une nuk mashtrohem me e zhvendose vemendjen nga krimet e Presidentit tek analistet e shitur, sepse jam i bindur, sic edhe e kam thene shume here publikisht se, çelesi i zgjidhjes se te gjitha problemeve eshte sjellja e Presidentit para gjykates per te gjitha krimet e bëra.

Prandaj, une do te mirrem me të dhe te sojit te tij qe e rrethojne dhe gjithe energjine do ta drejtoj vetem tek ai dhe bashkpunetoret e tij, njejte sic beri Aleksandri kunder Darios.
Te dashur qytetar, anetare te LDK-se, miq, dashamire, ne duhet ti qendrojme afer njeri tjetrit. Forca gjendet brenda unitetit tone per ta ndaluar Presidentin qe te bej pazare me tokat e vendit tone.

Copetimi i Kosoves eshte krimi i radhes i ketij Presidenti ne tentim per ti mbuluar krimet e mehershme. 

Ne meritojme President me te mire.

Ngjarja III, shume shpejte

Mbahen zgjedhjet e reja ku LDK-ja do te fitoj bindshem per ta qeverisur Kosoven.
Hashim Thaqin e pret fati i njejte si Darion e III, zhduket nga horizonti dhe skena politike.
Bashke me Thaqin bie edhe piramida e krimit.
Demaskohen analistet dhe puna e tyre e djallit, le te jetojne me barren e turpit mbi shpine.

AQ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat