UNDP dhe Ambasada norvegjeze me marrëveshje që mbështet qasjen në drejtësi

Aktuale

UNDP dhe Ambasada norvegjeze me marrëveshje që mbështet qasjen në drejtësi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:45
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ambasada e Norvegjisë nënshkruan një marrëveshje për të adresuar çështjet e sigurisë që pasojnë nga krimi kibernetik dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi dhe sundimin e ligjit për qytetarët.

Këto dy iniciativa të reja bazohen në punën ekzistuese dhe të suksesshme të UNDP-së në fushat e sigurisë dhe sundimin të ligjit.

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të vendit të tij në Kosovë dhe bashkëpunimin afatgjatë me UNDP-në që daton nga viti 2001.

"Ne jemi krenar që me UNDP-në vazhdojmë me këto projekte jashtëzakonisht të rëndësishme që për synim kanë mbështetjen e institucioneve kosovare", tha ai.

Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, njëherësh Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson, shprehi vlerësimin e saj për Qeverinë Norvegjeze për besimin e dhënë dhe angazhimin e tyre ndaj UNDP-së në mbështetjen e këtyre dy iniciativave.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, komponenti i luftës kundër krimit kibernetik do të përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe individuale për të siguruar reagimin adekuat dhe në kohë ndaj këtij kërcënimi modern. Komponenti i Qasjes në Drejtësi dhe Sundim të Ligjit do të ndihmojë institucionet e Kosovës në adresimin e çështjeve të efikasitetit të gjykatave dhe qasjes së njerëzve në drejtësi dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me kohë.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes së nënshkruar kap shumën e mbi 1.3 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat