Kjo do t'i nervozojë serbët, Kroacia e gatshme për ta ndihmuar ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Kjo do t'i nervozojë serbët, Kroacia e gatshme për ta ndihmuar ushtrinë e Kosovës

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Rustem Berisha dhe Damir Krstiçeviq

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq, ka pritur sot për një vizitë zyrtare ministrin e Sigurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën, me të cilin kanë diskutuar për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ministri kroat ka thënë se në këtë çështje do ta ndihmojnë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë ndihmuar Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Të gjithë e shohin ushtrinë kroate si një shembull te profesionalizmit. Ne jemi të gatshëm që njohuritë tona ti ndajmë me miqtë dhe partnerët tonë nga Kosova, në rrugën drejt integrimeve Euro-Atlantike, njëjtë siç kemi ndihmuar Malin e ZI dhe Maqedoninë”, ka thënë ministri kroat raporton AA.

Ndërsa ministri Berisha e ka informuar atë me procesin e transformimi të FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës dhe tri projekt-ligjet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

"Mandati i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë forca multietnike, profesionale që do t'i shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve, shtetit tonë dhe të gjithë rajonit", ka deklaruar ministri Berisha.

Formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Javë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit nga SHBA-ja, kishte thënë se për formimin e Ushtrisë e kishte marrë ‘aminin’ e Amerikës.           

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat