Mustafa: Ekzistimi i Akademisë për Siguri Publike flet për sigurinë e një shteti

Aktuale

Mustafa: Ekzistimi i Akademisë për Siguri Publike flet për sigurinë e një shteti

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:43
Ekrem Mustafa

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit n fushën e sigurisë.

Në fjalën e tij ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike me vet ekzistimin e saj  është tregues se rendi dhe siguria në shtet, fillojnë nga një bazament i fuqishëm arsimor, ku numri i madhe i zyrtarëve të institucioneve të sigurisë  tregon për punën e madhe që  është bërë dhe po vazhdon të bëhet në këtë institucion arsimor, unik për vendin.

Mustafa tha se  respektimi i rendit, sundimi i ligjit, respektimi i vlerave demokratike  marrin kuptim të plotë vetëm kur respektojnë njëra tjetrën,  duke shtuar se me atë që ofron Akademia  në arsimimin e zbatuesve të ligjit  është edhe garantues se gjërat kanë shkuar në kahjen e duhur.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismajl Smakiqi tha se  mbështetja  ndërkombëtare që ka Akademia, i ka mundësuar asaj që të futet në ciklin e krijimit të programeve profesionale dhe programeve studimore më standarde evropiane dhe më gjerë.

Në këtë konferencë  Smakiqi foli edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Akademia, siç janë procesi i akreditimit nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare duke vlerësuar se këto procese kanë bërë këtë institucion shumë të rëndësishëm për vendin.     

Libor Chlad  nga zyra e BE-së tha se Bashkimi Evropian ka qenë donatori kryesor në Kosovë në ofrimin e trajnimeve dhe arsimimit për zbatuesit e ligjit, kontribut i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat