Ish-Ministri i NISMA-s: Kosova do të ndahet, s'kam dashur që Limaj të jetë pjesë e skenarit

Aktuale

Ish-Ministri i NISMA-s: Kosova do të ndahet, s'kam dashur që Limaj të jetë pjesë e skenarit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:31
Bajram Hasani

Ministri i shkarkuar në Qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani, në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka folur për skenarin që, sipas tij, kanë informata se do të ndodhë rreth dialogut me Serbinë.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani thotë se nuk dëshiron që shefin e tij, Fatmir Limaj, ta shoh se është pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo sepse, sipas Hasanit, aty do të ndahet Kosova.

Zyrtari i lartë i Nismës thotë se kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës.

“Unë besoj se Limaj e di në hollësi por nuk e ka diskutuar në kryesi të Nismës. Kemi marrë informata prej tjetërkujt. Unë nuk do të doja ta shihja Limajn në këtë skenar””, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, të gjithë liderët janë të informuar dhe e dinë se nuk bëhet fjalë për korrigjim por për ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat