Haradinaj paralajmëron masa edhe më të ashpra ndaj Serbisë

Aktuale

Haradinaj paralajmëron masa edhe më të ashpra ndaj Serbisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar masa më të ashpra ekonomike ndaj Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Haradinaj, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se masa prej 10 për qind për produktet serbe mund të rritet “nëse nuk diciplinohet Serbia”.

“Nuk besoj që kjo do të ndikojë tek konsumatorët. Ta kemi të qartë, këtë veprim nuk e kemi bërë prej qefit, por ne punojmë për interesat tona si Kosova. Mund të rritet kjo masë dhe mund të merrem masa edhe më të ashpra”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se vendimi i Qeverisë për vendosjen e sanksioneve ndaj produkteve serbe nuk do të zmbrapset pavarësisht reagimit të Bashkimit Evropian.

“Nëse BE-ja nuk është në gjendje me disiplinu Serbinë që të mos kërcënojë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat