Si u emërua Gent Begolli drejtor i PTK-së pa përvojë pune?

Aktuale

Si u emërua Gent Begolli drejtor i PTK-së pa përvojë pune?

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 19:41
Gent Begolli

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani i ka komentuar dorëheqjet e fundit të Petrit Gashit nga AKP dhe Gent Begollit nga PTK.

Ai thotë se Gent Begolli, u emërua politikisht në postin e drejtorit të PTK-së, ndonëse nuk kishte përvojë pune.

“Drejtori i PTK-së Begolli, ka qenë njeri i pa punë dhe asnjëherë me kontratë valide madje ky njeri nuk iu ka nënshkruar asnjë komisioni intervistuese më herët. Në herën e parë me një intervistë formale ai zgjidhet drejtor pa asnjë ditë përvoje në menaxhim ose me letra të dyshimta që ka pasur. Ky është plotësisht dërgimi i këtij njeriu për të kryer punë për parti, dhe ky njeri si plot të tjerë zgjidhet formalisht me konkurs e zgjedhje politikë. Andaj, për këtë arsye duhet patjetër të privatizohen të gjitha ndërmarrjet publike në Kosove se këto janë mjete për të bërë para partisë përmes njerëzve që i dërgojnë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, për këto gjëra nuk ka as koment sepse është i njohur komenti, këtu nuk ka asgjë profesionale dhe të pavarur apo neutrale për ti shërbyer qytetarëve. Ky është një lloj i dobët i emërtimit të sistemit komunist.

“Gjithçka që kanë partitë janë mbi shtetin, pasi partitë nuk kanë lënë asgjë profesionale në shtet, pasi të gjitha i kanë bërë rrush e kumbulla. Partitë janë shteti në Kosovë, sepse kush vjen në pushtet ndërron njerëz, madje nuk shikon as ligje, e as kushtetutë fare, pasi në mëngjes një e shkarkon dhe në mbrëmje e sjell një servil të padijshëm. Pra sistemi qëndron gjithmonë i korruptuar dhe pa shpresë për të ndryshuar ndonjë gjë”, ka thënë Burjani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat