Politologu dhe opinionisti Faik Krasniqi, ka thënë se PTK-ja dhe AKP-ja prej përfundimit të luftës janë keq menaxhuar dhe keqpërdorur nga njerëzit e politikës, për interesat e tyre personale dhe partive politike.
Kështu thotë Krasniqi pas dorëheqjeve që kanë ndodhur në këto dy dikastere ku udhëheqësit e tyre dhanë dorëheqje.
Petrit Gashit nga AKP-ja dhe Gent Begollit nga PTK-ja.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me PTK-në, por kjo nuk ka të bëj fare me drejtorët që kanë qenë në këto dy kompani, sepse drejtorët thjesht u kanë shërbyer shefave të tyre të politikës për vjedhjen e këtyre kompani, gjë që ka çuar në falimentimin e tyre, e sidomos falimentimin e PTK-së një kompani me të ardhura dhjetëra milionëshe në vit. Mjafton ta rikujtojmë vdekjen misterioze të ish drejtorit të AKP-së, Dino Hasanaj. Vrasja e tij misterioze tregon gjithçka, tregon se çfarë masakre kjo klasë politike i ka bërë pasurisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.
Ai ka pohuar se Kosova gjithmonë ka qenë në krizë, pasi shumica e popullit dëshiron të ik nga ky vend, është treguesi më i mirë që këtu është punuar gjithmonë keq dhe mbrapsht.
“Kam thënë dhe po e përsërisë prapë, se për të dalë nga kjo krizë në të cilën jemi duke të bie e gjithë skena politike, sepse shumica prej tyre janë fajtorë për gjendjen në të cilën jemi. Këta e kanë falimentuar një shtet e lërë më s'po i falimentojnë kompanitë publike. Nuk mund të dalim nga kriza me njerëz që e kanë shkaktuar ose kontribuar për këto kriza dhe për gjendjen të të cilën jemi. Kosovës i duhen njerëz të rijnë, ide të reja e mbi të gjitha njerëz të pastër si loti. Përndryshe brenda pak viteve Kosovës do t'i largohen shumica e popullatës”, ka thënë politologu Krasniqi.