Yll Rugova: Shpendi po e përdorë taktikën e serbëve

Aktuale

Yll Rugova: Shpendi po e përdorë taktikën e serbëve

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:56
Shpend Ahmeti

Yll Rugova, drejtor në komunën e Prishtinës nga Levizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj kryetarit të kryeqytetit Shpend Ahemtit, i cili ka shkarkuar dy drejtor të Vetëvendosjes nga komuna.

Rugova thotë se kjo është lojë selektive e Ahmetit, pasi  këtë nuk e shkarkoi.

“Është e vërtetë që në zgjedhjet e fundit në komunë i jam bashkuar Vetëvendosjes me ftesë nga vetë Shpendi dhe Dardani. Po unë e di se nuk do t'i kishim votat e duhura pa qenë duke garuar bashkarisht si Vetëvendosje”, shkruan Rugova në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Lojë me shkarkime selektive

Duke e shkarkuar Arben Vitine dhe Nora Kelmendin, dhe duke mos më shkarkuar mua si drejtor të Vetëvendosjes, Shpendi po e përdorë taktikën që serbët e përdornin me "shqiptarët e ndershëm" duke më shpallur "Vetëvendosje i ndershëm".

Kjo i bie, se edhe nëse dikush është Vetëvendosje, ai si kryetar është në gjendje ta lejojë në qeverisje. Por kjo është vetëm lojë për të legjitimuar qeverisjen e tij, absolutisht të zaptuar në zgjedhjet e fundit nga Vetëvendosja. E për më shumë qeverisje që ka tendenca të zgjerohet edhe me PDK-në.

Është e vërtetë që në zgjedhjet e fundit në komunë i jam bashkuar Vetëvendosjes me ftesë nga vetë Shpendi dhe Dardani. Po unë e di se nuk do t'i kishim votat e duhura pa qenë duke garuar bashkarisht si Vetëvendosje.

Andaj, përderisa kam garuar me këtë subjekt, edhe vazhdoj të jem pjesë e tij, nuk ka gjasa të marr vendime pa diskutuar me Lëvizjen. Megjithëse tashmë bashkëpunimi po duket se s'ka gjasa të vazhdojë.

Pa marrë parasysh qysh po përjashtohemi, ne e dimë si do të kthehemi. #prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat