Edhe për kundër debateve në Kuvendin e Kosovës, Rezoluta për angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë, të mërkurën nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, para deputetëve ka treguar se ky propozim është mbetur që të harmonizohet e pastaj të sjellët në Kuvend.
Sipas tij, qëllimi është që të mos krijohet debat përçarës.
“Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur që të harmonizohet bashkërisht. Ky është qëllim i përbashkët që të mos krijojmë debat përçarës. Ky është qëndrim i gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Veseli.
Megjithatë, marrëveshja historike në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale.
Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër, e enjte, në gazetën e shtypur, "Bota sot").