Vazhdon dialogu, Thaçi takohet sot me Vuçiq në Bruksel

Aktuale

Vazhdon dialogu, Thaçi takohet sot me Vuçiq në Bruksel

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 07:25
Hashim Thaçi

Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti Hashim Thaçi do të takojë homologun serb Aleksandar Vuçiq, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Në një intervistë, Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

Në një njoftim të zyrës së shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, të lëshuar dje, thuhet se “në takim pritet që të dy presidentët të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikimin e punës për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ligjore për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që është thelbësore për rrugën e tyre evropiane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat