Ende nuk dihet agjenda, takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Aktuale

Ende nuk dihet agjenda, takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Nga: Bota sot Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:38
?Takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq

Takimi në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq do të mbahet gjatë ditës së sotme në Bruksel, 

Ende nuk dihet për agjendën e takimit, vetëm se ky takim do të ndërmjetësohet nga kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian, nuk është bërë e ditur ora e takimit, megjithëse ai pritet të ndodhë në orët e pasdites së të enjtes.

Ajo çka dihet është se shefja e diplomacisë evropiane do ta takojë të parin, kreun e shtetit kosovar, Hashim Thaçin dhe më pas do ta pres shefin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fund siç ndodh rëndom mbahet takimi i përbashkët Mogherini-Thaçi-Vuçiq.

Image

Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim prej herëve të kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, bëjnë të ditur burimet e kp.

Thaçi do të takojë Vuçiqin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat